Festivali ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve” këtë vit mbërriti në edicionin e tetë. Prej vitesh festivali i organizuar nga shoqata “Argjiro” ka marrë jo pak vëmendjen e artistëve të njohur shqiptarë, por dhe të huaj. Por ky edicioni i tetë arriti për publikun në një tjetër mjedis dhe me plot risi. Ky festival e hapi siparin e tij në datën 22 Shtator, në Muzeun Ikonografik Onufri në Beratit, dhe do të vazhdoj, në Qendrën Kulturore pranë Kishës Ortodokse në Tiranë dhe në Kishën Françeskane në Shkodër.
Për shumë emra të njohur të muzikës në vend, ky festival është një projekt unik në Shqipëri sepse përfshin një fushë të rëndësishme të kulturës dhe të arteve, artin muzikor dhe përqendrohet veçanërisht tek ndërthurja e muzikës klasike me atë tradicionale. “Takimet Muzikore të Dy Botëve”, aty ku muzika bizantine takon klasiken, do të jetë ajo se çfarë do të përcjellë këtë vit ky aktivitet. “Festivali synon t’i japë një hov jetës kulturore-artistike në Berat, Tiranë dhe Shkodër, të promovojë nxitjen e turizmit, të promovojë qendrat historike shqiptare nëpërmjet aktiviteteve periodike ndërkombëtare dhe t’i ofrojë publikut dhe turizmit një alternativë argëtuese, edukuese dhe cilësore, e të ndihmojë sadopak në rritjen e shkëmbimeve kulturore të Shqipërisë në Europë e më gjerë”
Festivali nis në Berat, ku muzika baroke do të interpretohet nga ansambli Salzburger Saitnklang nga Austria, Ansambli austriak interpretoj pjesë nga programi i tij, të Moxartit, Vivaldit, Haydenit, Bethoven, Schubert, etj.
Duhet theksuar se ky event ishte i katërti në rradhën e aktiviteteve artistike të realizuara në bashkëpunim nga QKMB-të, në ambejntet e të dy muzeumeve kombëtar Onufri & Etnografik. Tashmë është krijuar një praktik tepër pozitive, duke i kthyer të dy Muzeumet Onufri & Etnografik në qendra shumë të rëndësishme atraktive eventesh Artikstiko Kulturore Kombëtare dhe Ndërkombëtare……
Duke filluar nga:
Festivali i Muzikes se Vjeter “Vox Baroque” i cili u zhvillua në Korrik 2014
Konferencë në kuadër të “Festivalit Multikulturor Berat 2014” zhvilluar në Gusht 2014
“Jazz & Wine Festival Albania” zhvilluar në Shtator 2014
Festivali ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve” zhvilluar në Shtator 2014