Edhe pak dite dhe mbyllet zyrtarisht sezoni turistik, dhe orari i hyrjes ne te dy muzet e QKMB-ve ndryshon nga data 1 Tetor 2014 deri ne daten 1 Maj 2015
Orari behet si me poshte:
Çdo dite deri diten e shtune prej ores 9 00 deri ne oren 16 00.
Dita e diel nga ora 9 00 deri ne ora 14 00,
Dita e hene pushim zyrtar.
Fluksi vizitoreve ne te dy Muzeumet Onufri & Etnografik ka qene shume i lart dhe me nje kurb ngritje te konsiderueshme gjate ketij sezoni turistik qe po mbyllim…..
Spektri i vizitoreve gjate ketij sezoni turistik ka qene i ndryshem pothuajse nga te gjitha vendet e botes ……..por kryesisht kete vit eshte dominuar nga vizitore prej vendeve te Evropes Lindore, ku sigurisht vendin e pare vazhdojne ta mbajne turistet e ardhur nga Polonia, pastaj me rradhe nga Çekia, Hungaria, Sllovakia, Sllovenia Bullgaria, Rusia por edhe grupe nga Ukraina, kurse nga Evropa Perendimore, nga Gjermania, Franca, Belgjika, Austria, Spanja, Portugalia, dhe prej vendeve Skandinave dhe deri edhe nga Irlanda,
Nje prurje turistike qe kane vizituar Shqiperine muzeumet tona, kane ardhur me Krocera te ndryshme, prej Australise, Zelandes se Re, Kandase dhe Amerikes……por pa harruar edhe shume vizitore te ardhur nga Japonia dhe Kina e larget……
Sigurisht nuk mund te leme pa permendur vizitoret e shumte nga viset shqiptare te Kosoves e Maqedonise……..por dhe shume Shqiptare te cilet kthehen per pushime te cilet preferojne te vizitojne bashke me familjet e tyre Beratin, dhe kryesisht dy Muzet Kombetar Onufri & Etnografik.
E gjithe kjo pune gjate ketij sezoni teper te ngarkuar, ka ardhur edhe si rrejdhoj e nje bashkepunim shume te frytshem midis QKMB dhe operatoreve te ndryshem turistike qe operojne ne tregun e turzimit brenda dhe jashte vendit….